Vendimi dhe impaktet/ BE-i zbut planet për ndalesën e shitjes së makinave me benzinë e naftë
Presidenti Donald Trump njoftoi të martën një “bllokadë totale dhe të plotë” të cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela.
Ky veprim, i shpallur në një postim në Truth Social, është një hap i ri në përpjekjet e administratës amerikane për të ushtruar presion ndaj regjimit të Nicolas Maduros dhe për të luftuar atë që Trump e quajti “regjimin e paligjshëm” të Venezuelës.
Presidenti Trump theksoi se vendimi ishte një pjesë e një operacioni më të gjerë që ka si qëllim pengimin e financimit të aktiviteteve kriminale dhe terrorizmit nga ana e regjimit të Maduro.
Ai gjithashtu theksoi se “Venezuela është e rrethuar plotësisht nga armata më e madhe të mbledhur ndonjëherë në Amerikën e Jugut,” duke sugjeruar një përshkallëzim të mundshëm të masave. Në një postim të tij në Truth Social, Trump njoftoi se do të shtohen më shumë forca dhe burime për të “përmbushur misionin” e SHBA-së në rajon.
Bllokada e cisternave të naftës është një reagim ndaj politikave të mëparshme të regjimit të Maduro dhe një hap i mëtejshëm pas sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj Venezuelës.
Vetëm javën e kaluar, SHBA konfiskuan një anije cisternë të naftës pranë brigjeve të Venezuelës, që përforcoi mesazhin e ashpër të administratës Trump. Kjo masë synon të presë burimet financiare të regjimit, i cili, sipas Trump, përdor naftën për të financuar aktivitete kriminale dhe për të mbështetur terrorizmin, trafikun e drogës dhe krime të tjera.
Administrata Trump ka theksuar se operacionet ushtarake për të luftuar drogën në Karaibe janë gjithashtu një pjesë e një strategjie më të gjerë për të ushtruar presion mbi regjimin e Maduros.
Top Channel