Venezuela denoncon urdhrin e Trump: Bllokimi i anijeve është kërcënim luftënxitëse
DJ i njohur afrikano-jugor Warrick Stock, i njohur me emrin artistik DJ Warras, u qëllua për vdekje të martën pasdite në qendër të Johannesburgut.
Sipas BBC, policia raportoi se 40-vjeçari u sulmua nga tre persona të panjohur, njëri prej të cilëve hapi zjarr dhe më pas u largua me shpejtësi. Motivi i sulmit mbetet i paqartë, ndërsa nuk janë kryer ende arrestime.
Në vendngjarje u gjetën gëzhoja plumbash, ndërsa Stock kishte një armë të papërdorur me vete. Kamerat e sigurisë regjistruan një burrë të veshur me të zeza që hapi zjarr ndaj tij.
Stock ishte prezantues në radio dhe televizion, si krijues podkastesh dhe figurë e njohur në mediat e Afrikës së Jugut.
Familja e tij është thellësisht e tronditur. Motra e tij, Nicole Stock bëri thirrje që publiku të mos shpërndajë imazhe apo video nga vendi i ngjarjes, duke theksuar se kjo është një kohë shumë e vështirë për tre fëmijët e tij.
Përveç karrierës në media, Stock ishte i angazhuar në biznesin e sigurimit privat dhe ofrimin e shërbimeve për ngjarje VIP, si dhe në menaxhimin e pronave.
Top Channel