Trafikonin lëndë narkotike/ Zbulohet rrjeti kriminal italo-shqiptar, “kokat” e bandës dy shqiptarë

17/12/2025 11:49

Nëntë persona janë vënë në pranga, mes tyre dy shqiptarë, pasi policia italiane ka arritur të zbulojë një grup kriminal italo-shqiptar, të trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni i koordinuar nga Guardia di Finanza dhe Prokuroria e Firences ka ekzekutuar nëntë masa sigurie në provincat e Firences dhe Sienës, ku tetë persona janë në paraburgime dhe një në arrest shtëpie.

Hetimet nisën pas sekuestrimit të 20 kilogramëve kokainë në prill të vitit 2023, në San Gimignano, që çuan në arrestimin e një shtetasi italian dhe një shqiptar.

Më pas, hetuesit identifikuan një rrjet kriminal më të gjerë dhe më të organizuar, që vepronte në Toskanë e kishte kanale furnizimi me drogë në Lombardi.

Grupi, i udhëhequr nga dy shtetas shqiptarë, menaxhonin strategjitë e furnizimit dhe operonin me një strukturë të organizuar, duke përdorur sisteme komunikimi të koduar dhe metoda të sofistikuara për të maskuar operacionet e tyre të paligjshme.

Ata përdornin shoferë të punësuar në kompani transporti mallrash për të falsifikuar dërgesat dhe për të fshehur drogën në çanta transporti me logon e kompanive ndërkombëtare.

Në total, janë sekuestruar 17 kilogramë kokainë, 18 kilogramë hashash dhe një kilogram marihuanë, me tre arrestime të kryera.

Hetimet janë ende në zhvillim, dhe autoritetet po vazhdojnë të kërkojnë për elementë të tjerë të këtij rrjeti kriminal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB