Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar
Gjatë vizitës së saj në Greqi, ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Athinë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo ka ndarë pamje nga postimi, ku ndër të tjera shkruan:
“Ku ka shqiptarë, ka zemër të mirë, ngrohtësi, atdhedashuri.
Me shqiptarët e Greqisë, që përfaqësojnë një kapitull të gjallë të historisë moderne të Shqipërisë, në një pritje të veçantë kuqezi në zemër të Athinës.
Krenare për këtë komunitet që me sakrificë, punë, ndershmëri, dinjitet ka ndërtuar jetën pa harruar rrënjët.
Ne jemi plotësisht të angazhuar për të arritur Marrëveshjen për Pensionet, për garantimin e të drejtave dhe rritjen e aksesit në shërbime për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi”.
Top Channel