Inside Story/ Gjykatat do të vijojnë të mbeten të zbrazura edhe për disa vite, plani pesimist i KLGJ-së
Nëntoka e Shqipërisë është e pasur me minerale të çmuara, bakër, naftë dhe elementë që në të shkuarën janë shfrytëzuar në dobi të shqiptarëve.
Sot, kjo pasuri iu është dhënë mjaft kompanive të huaja për shfrytëzim, nëpërmjet kontratave të dyshimta konçensionare.
Në puntatën e kësaj të mërkure “Inside Story” përqendrohet te miniera e Spaçit dhe galeritë e tjera të zonës, ku dhjetëra minatorë protestuan për kushte më të mira dhe u pushuan nga puna.
Cila është historia abuzive e shfrytëzimit të minatorëve, të cilët punojnë në kushte të vështira, me dy turne, me paga të ulëta dhe kompania turke iu mohon të drejtën kushtetuese të organizimit në sindikatë?
Hulumtimi zbulon se kompania private deklaron humbje, por në krahun tjetër merr miliona dollarë kredi të cilat ia kalon kompanisë mëmë në Turqi. Në të njëjtën kohë, subjekti deklaron dhjetëra milionë euro arkëtime nga thesari që lidhen me rimbursimin e TVSH-së.
A jemi para një skeme të përsëritur me bilance fiktive që fshehin fitimet e vërteta? Ku përfundon floriri dhe mineralet e tjera të rralla që zhvaten nga ëntoka shqiptare…?!
Top Channel