Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë, shërbimet zjarrfikëse në vendngjarje
17/12/2025 15:05
Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e katërt të një pallati.
Kanë qenë vetë familjarët ata që kanë njoftuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë izolimin e zonës.
Falë ndërhyrjes në kohë, është shmangur shpërthimi i bombolës dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Top Channel