Venezuela denoncon urdhrin e Trump: Bllokimi i anijeve është kërcënim luftënxitëse
Sot mbahen homazhet për viktimat nga tw shtwnat në plazhin Bondi tw Australisw më 14 dhjetor.
Homazhet e para u mbajtën për Rabin Eli Schlanger, i cili u vra duke organizuar eventin “Hanukah by the Sea”.
Funeralet për viktimat e tjera, Reuven Morrison, Peter Meagher dhe Rabbi Yaakov Levitan, janë planifikuar gjithashtu të mbahen këtë të mërkurë.
Autoritetet australiane akuzuan për sulmin 24-vjeçarin Naveed Akram për 15 vrasje, 40 tentativë vrasjeje dhe akt terrorist. Ati i tij, Sajid Akram, u qëllua për vdekje nga policia. Hetuesit besojnë se sulmuesit ishin të nxitur nga ideologjia e Shtetit Islamik dhe kishin marrë trajnim ushtarak në Filipinet jugore.
Ngjarja ka tronditur komunitetin, ku 21 persona mbeten të plagosur, përfshirë policin Jack Hibbert, i cili humbi shikimin në njërin sy. Shumë banorë të Sidneit kanë vendosur lule dhe ndezur qirinj në Bondi Pavilion në nder të viktimave.
Kryeministri australian Albanese i ka quajtur “heronj australianë” disa kalimtarë dhe familjarë që u përpoqën të ndalonin sulmuesit, ndërsa ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh për rritjen e antisemitizmit në vend.
Top Channel