EMRAT/ Merrte para “për të hyrë mik te gjyqtari”, GJKKO dënon ish-Audituesin e KLSH-së dhe bashkëpunëtoren e tij

17/12/2025 16:27

GJKKO ka dënuar ish-Audituesin e KLSH-së dhe bashkëpunëtoren e tij, Bardhi Koçi dhe Pranvera Meshi, me akuzën për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Koçit dënimi i është konvertuar me shërbim prove, prej 3 e 4 muaj, ndërsa Meshit nga 8 muaj burg, me gjykim të shkurtuar është lënë e lirë.

Bardhi Koçi, me profesion avokat, i cili në kohën e kryerjes së veprave penale ishte i punësuar si Auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit, ka kërkuar nga Pranvera Meshi, shumën prej 1500 eurosh dhe ka marrë prej saj paraprakisht 1000 një mijë euro, me qëllim ushtrimin e ndikimit në vendimmarrjen e gjyqtarit, i cili po shqyrtonte çështjen në ngarkim të saj.

Koçi ka kërkuar nga një tjetër shtetas 1300 euro, me qëllim përshpejtimin e seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetases N.M., e arrestuar për veprën penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, ai ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi, R.G., me qëllim ushtrimin e ndikimit tek ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore. Ky ndikim kishte të bënte me nxjerrjen e aktit të ekspertimit kimik për një sasi lënde narkotike, e cila i ishte sekuestruar shtetasit B.G, i dyshuar për veprën penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Bardhi Koçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (në tre episode), të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4, i Kodit Penal dhe Pranvera Meshi, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 2, i Kodit Penal”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Erjon Bani dhe Elsa Ulliri me vendimin nr. 81, datë 17.12.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bardhi Koçi, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (në episodin 1), të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bardhi Koçi, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (në episodin 2), të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bardhi Koçi, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (në episodin 3), të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

4. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve dënimi i të pandehurit Bardhi Koçi me një masë të vetme prej 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim. 5. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr. Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim. 6. Në aplikim të neneve 30/5 dhe 35, të Kodit Penal, dhënien e një dënimi plotësues, heqjen e së drejtës për të pandehurin Bardhi Koçi, për të ushtruar funksionin e avokatit për një periudhë prej 3 (tre) vitesh. 7. Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të mëtejshëm të vendimit me burgim për të pandehurin Bardhi Koçi duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës.

Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 3 (vite) e 4 (katër) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. 8. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së provës: a).

T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës; b). Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për ndryshimin e vendbanimit. 9. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” sipas vendimit Nr.61006-00434-002025 akti, datë 29.07.2025, të Gjykatës së Lartë.

10. Deklarimin fajtore të të pandehurës Pranvera Meshi, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 1(një) vit burgim. 11. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar e pandehura përfundimisht me 8(tetë) muaj burgim. 12.

Në zbatim të nenit 52/a/1 të Kodit Penal, gjykata urdhëron përjashtimin nga vuajtja e dënimit për të pandehurën Pranvera Meshi. 13. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” caktuar me vendimin nr.10, datë 27.02.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 14. Lidhur me Provat materiale bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale, gjykata disponon si më poshtë ku: -1 (një) aparat telefonik celular i markës Iphone 13, model MLPH3B/A, me nr. serial ****, me IME1 ****, me IMEI2 ****, në përdorim të shtetases Pranvera Xh. Meshi, i kthehet të pandehurës

Pranvera Meshi; -1(Një) USB e markës “Verbatim”, me numër serial ****, e aktit të ekspertimit nr.209, datë 23.07.2025, mbetet pjesë e akteve të dosjes. 15.

Në bazë të nenit 224 të K.Pr.Penale, CD e Përgjimeve dhe CD me të dhënat nga kompanitë celulare, mbeten pjesë e fashikullit gjyqësoR.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB