Akademia firmos marrëveshjen shumëvjeçare, ceremonia e Çmimeve Oscar në YouTube nga 2029
Një reagim i fortë ka ardhur nga Athina pas deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, lidhur me emrin e shtetit fqinj.
Ministria e Jashtme e Greqisë thekson qartë se emri kushtetues i vendit është “Republika e Maqedonisë së Veriut”, një emërtim i detyrueshëm në bazë të Marrëveshjes së Prespës.
Në deklaratën zyrtare, Athina nënvizon se Marrëveshja e Prespës përbën pjesë të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut dhe është plotësisht detyruese për të dyja palët, si në nivel ndërkombëtar, ashtu edhe në atë të brendshëm. Çdo përpjekje për shtrembërim apo ndryshim të përmbajtjes së saj, thekson Ministria e Jashtme greke, nuk do të pranohet.
Reagimi i Athinës vjen pas deklaratave të kryeministrit Mickoski, i cili, në një intervistë televizive, pretendoi se në praktikë është rikthyer përdorimi i emrit “Maqedoni”, duke iu referuar edhe mënyrës se si opozita e vendit përdor terminologjinë në paraqitjet publike.
Mickoski i është referuar liderit të opozitës, Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së duke pretenduar se edhe opozita, e cila kishte nënshkruar Marrëveshjen e Prespës, sot shmang përdorimin e termit “Veriore” dhe flet thjesht për “Maqedoni”.
Ai deklaroi se Filipçe, në paraqitjet e tij publike, përdor vazhdimisht termin “Maqedoni”, duke hequr, siç tha, përcaktimin “Veriore”. Kryeministri shtoi se e njëjta gjë ndodh edhe me drejtues të tjerë të LSDM-së, të cilët, sipas tij, sot paraqiten si patriotë, ndonëse ishin ata që firmosën marrëveshjen me Greqinë. Sipas Mickoskit, kjo tregon se emri është “rikthyer në praktikë”.
Këto deklarata erdhën si përgjigje ndaj kritikave të LSDM-së, e cila akuzon Mickoskin se nuk është i besueshëm, pasi para zgjedhjeve kishte premtuar anulimin e Marrëveshjes së Prespës. Mickoski iu kundërpërgjigj duke thënë se marrëveshja nuk është anuluar formalisht, por se “në praktikë” emri është ndryshuar nga vetë klasa politike.
Greqia rikujton se Marrëveshja e Prespës është pjesë e së Drejtës Ndërkombëtare dhe se respektimi i traktateve ndërkombëtare përbën bazën e bashkëjetesës paqësore mes popujve dhe shteteve. Sipas Athinës, në marrëveshjet ndërkombëtare nuk ekzistojnë “situata de facto”, por vetëm zbatim i plotë dhe i njëtrajtshëm i tyre.
Ministria e Jashtme greke thekson se përparimi i marrëdhënieve dypalëshe me Maqedoninë e Veriut, si dhe vazhdimi normal i rrugës evropiane të vendit fqinj, varen drejtpërdrejt nga respektimi i plotë i asaj që është rënë dakord dhe nga parimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
Athina, megjithatë, e bën të qartë se pavarësisht deklaratave politike apo përdorimeve të brendshme, emri zyrtar dhe ndërkombëtarisht i vlefshëm i shtetit fqinj mbetet “Maqedonia e Veriut”, siç përcaktohet nga Marrëveshja e Prespës.
Top Channel