Më në fund SPAK e pranoi një kërkesë të ish presidentit Ilir Meta, që teksa është nën akuzë për tre vepra, kërkon të japë kontribut për hetimet e 21 janarit.

Ndërsa ish presidenti u vetë ofrua në 25 nëntor si dëshmitar për prokurorin e çështjes Alfred Shehu, përmes drejtorisë së përgjithshme të burgjeve ish funksionarit I është dërguar shkresa konfirmuese në qeli. Në këtë dokument njoftohet që këtë të enjte në ora 10 policia e burgjeve urdhërohet të marrë masa e ta shoqërojë Metën për në zyrat e SPAK.

Vetëm ish presidenti e di se çfarë do thotë për 21 janarin 2011, një dosje e etiketuar kështu sipas datës kur së protestës të thirrur  nga opozita e kohës, sepse ish zv.kryeministri dhe ish-ministri Ilir Meta u shfaq në një video komprometuese me Dritan Priftin.

Protesta u mbyll me katër të vrarët Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, ndërsa në vitet që pasuan drejtësia mundi të dënojë vetëm ish komandantin e Gardës, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo. Por dy nga vrasjet nuk kanë ende autor dhe  hetimet po kryesohen nga SPAK që ka hapur listën dhe ka thirrur me radhë që nga ish ministri I brendshëm Lulzim Basha, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish presidentin Bamir Topi dhe të tjerë që presin tu trokasë që nëpunës që t’ju lërë ftesën për të folur mbi atë ditë dhe si u hetua mbas saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB