Vrasja makabre e çiftit të Hollywood-it, reagon për herë të parë vajza e birësuar e Rob Reiner: Jam e shokuar, vijë nga një familje që…

16/12/2025 17:02

Vajza e Rob Reiner, Tracy Reiner, ka folur hapur pas vdekjes së regjisorit të njohur të Hollywood-it dhe bashkëshortes së tij, Michele Singer Reiner.

Tracy, vajza e adoptuar e Rob Reinerit nga martesa e tij me ish-bashkëshorten Penny Marshall, ka deklaruar se vdekja e papritur e babait të saj dhe e gruas së tij e ka lënë plotësisht të tronditur. Tracy është shfaqur në disa nga filmat e Reinerit, përfshirë When Harry Met Sally dhe The Sure Thing, ndër të tjerë.

“Unë vij nga familja më e mirë që ka ekzistuar ndonjëherë. Nuk di çfarë të them. Jam e shokuar”, tha ajo.

Aktori dhe regjisori i njohur Rob Reiner, 78 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, fotografja Michele Singer Reiner, 68 vjeç, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në zonën Brentwood të Los Angeles të dielën pasdite. Bëhet fjalë për një vrasje të dyfishtë dhe se ata dyshohet se kanë vdekur nga plagë me thikë.

Sipas mediave, Nick Reiner, djali 32-vjeçar i Rob dhe Michele, është arrestuar të dielën në mbrëmje dhe u vu në paraburgim rreth orës 5 të mëngjesit të së hënës, nën dyshimin për vrasje.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të Michele dhe Rob Reinerit,” thuhet në një deklaratë të familjes Reiner për Variety. “Jemi të shkatërruar nga kjo humbje e papritur dhe kërkojmë privatësi gjatë kësaj kohe jashtëzakonisht të vështirë”, shtojnë ata.

Djali i legjendës së komedisë Carl Reiner, Rob Reiner pati një karrierë të gjerë në Hollyëood, përpara dhe pas kamerës, që zgjati më shumë se 50 vjet. Ai u bë i famshëm në vitet 1970 për rolin e tij fitues të çmimit Emmy si Michael “Meathead” Stivic në sitcom-in revolucionar All in the Family. Më pas, ai luajti në filma të njohur si A Feë Good Men, Stand By Me, The Princess Bride, Misery dhe The Wolf of Wall Street. Ai u shfaq gjithashtu në seriale televizive si Neë Girl dhe The Bear.

Reiner debutoi si regjisor me filmin dokumentar të vitit 1984 This Is Spinal Tap dhe u rikthye për të drejtuar vazhdimin Spinal Tap II: The End Continues në vitin 2025. Ai drejtoi gjithashtu shumë filma të suksesshëm, përfshirë When Harry Met Sally, ku u njoh për herë të parë me Michele-n. Rob Reiner ka treguar më vonë se njohja me të e bindi të ndryshonte fundin e filmit.

Rob dhe Michele u martuan në vitin 1989 dhe patën tre fëmijë së bashku: Nick, Jake dhe Romy.

Reiner kishte punuar më parë me djalin e tij Nick në filmin Being Charlie, një dramë gjysmë-autobiografike ku Nick flet hapur për betejat e tij me varësinë nga droga dhe mungesën e strehimit, probleme që nisën gjatë adoleshencës.

Rob Reiner ishte martuar më parë me Penny Marshall, e cila ndërroi jetë në vitin 2018 në moshën 75-vjeçare nga komplikacionet e diabetit. Ata ishin të martuar për 10 vjet, nga viti 1971 deri në 1981. Gjatë asaj martese, Reiner adoptoi vajzën e Marshall, Tracy, nga martesa e saj e mëparshme me Michael Henry. Çifti u divorcua në mënyrë miqësore në vitin 1981.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB