Protesta e fermerëve grekë/ Bllokojnë rrugët që lidhin Greqinë me Shqipërinë, duan uljen e kostove të prodhimit
Policia e Los Angeles njoftoi se Nick Reiner është “përgjegjës” për vdekjen e prindërve të tij, Rob Reiner dhe Michele Singer Reiner.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi rrethanat e vdekjes së çiftit Reiner.
Nick Reiner, 32 vjeç, mbahet në paraburgim pa të drejtë lirimi me kusht. Sipas të dhënave të mëparshme të burgut, ai ishte ndaluar me një garanci prej 4 milionë dollarësh. Nuk dihet ende nëse ka punësuar një avokat.
Efektivët e policisë, mbërritën në banesën e çiftit në Brentwood rreth orës 15:40 të së dielës, ku më pas u konstatua se ata ishin viktima të një vrasjeje. Reiner u lokalizua dhe u arrestua rreth orës 21:15.
Çështja pritet t’i paraqitet Zyrës së Prokurorit të Qarkut të Los Anxhelosit për shqyrtim të martën. Zëdhënësi i familjes Reiner nuk ka komentuar.
Top Channel