Shqipëria ka nivel shumë të lartë të aksesit në internet dhe celularë, në linjë me vendet e rajonit. Megjithatë, përfshirja financiare mbetet relativisht e ulët.
Banka Botërore në raportin Global Findex 2025 vë në dukje ecurinë e ngadaltë të Shqipërisë në drejtim të digjitalizimit teksa më pak se gjysma e të rriturve kanë një llogari bankare.
Ekziston një hendek i qartë mes aksesit digjital dhe përdorimit të shërbimeve financiare, çka tregon potencial të pashfrytëzuar për pagesa elektronike, banking online dhe shërbime fintech sipas Bankës Botërore. Ndonëse një përqasje e tillë po ndërmerret nga sektori bankar në Shqipëri edhe në kuadër të nismës cashless, ekspertët thonë se kjo do të përkthehet në një kosto më shumë për qytetarët.
Banka Botërore sugjeron se Shqipëria ka bazën teknologjike të nevojshme por duhet: të zgjerojë përdorimin e pagesave digjitale, të rrisë aksesin dhe besimin në banka, dhe të nxisë përfshirjen financiare, sidomos për grupet me të ardhura më të ulëta dhe jashtë tregut formal.
Top Channel