Hetimi për ndotjen në Metalurgjik, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga: U ushtrua arrestim i paligjshëm
Këshilli i Europës ka nënvizuar rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit, duke përfshirë Strukturën e Specializuar për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK), dhe të forcimit të mëtejshëm të rezistencës së sistemit të drejtësisë kundër ndërhyrjeve të brendshme ose të jashtme.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, Këshilli gjithashtu kujton rëndësinë që Shqipëria të sigurojë mbrojtje efektive gjyqësore dhe zbatim të qëndrueshëm të vendimeve gjyqësore.
Po ashtu Këshilli mirëpret përparimin që sipas tij Shqipëria ka bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe e fton atë të ndërtojë më tej një histori të fortë suksesi dhe të forcojë kapacitetet e saj në adresimin e këtyre çështjeve.
Këshilli mirëpret rezultatet e arritura tashmë nga SPAK dhe GJKKO, duke përfshirë rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Këshilli gjithashtu mirëpret bashkëpunimin e mirë me agjencitë e zbatimit të ligjit të BE-së dhe shteteve anëtare, i cili duhet të vazhdojë, duke përfshirë bashkëpunimin në hetimet financiare. Këshilli riafirmon se kontrollet e forcuara dhe kapacitetet e konsoliduara për të mbrojtur interesat financiare të BE-së janë të rëndësishme.
Top Channel