Nga 7 janari, hyrja në Shatërvanin e Trevit mund të jetë me pagesë

16/12/2025 20:24
Veduta della Fontana di Trevi transennata per lavori di pulitura in vista del Giubileo Roma, 10 ottobre 2024. ANSA/FABIO CIMAGLIA View of the Trevi Fountain, blocked for cleaning work in view of the Jubilee Rome, 10 October 2024. ANSA/FABIO CIMAGLIA

Nga 7 janari, turistët pritet të paguajnë një biletë prej dy eurosh për të vizituar Shatërvanin e Trevit, ndërsa banorët e Romës do të vijojnë të kenë akses falas.

Sipas Corriere della Sera, kjo masë mund t’i sjellë arkës së qytetit rreth 20 milionë euro. Prej rreth një viti, hyrja në zonë është e kufizuar, me një maksimum prej 400 personash njëkohësisht. Me nisjen e vitit të ri parashikohet ngritja e dy korsive të ndara, një për romakët dhe një për turistët, ndërsa pagesa do të mund të kryhet edhe me kartë krediti.

Vendimi mbështetet nga Këshilltari për Turizmin dhe Ngjarjet e Mëdha, Alessandro Onorato, dhe nga administrata e qytetit, me synimin për të mbrojtur shatërvanin, një kryevepër e barokut të vonë nga Nicola Salvi. Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Shatërvani i Trevit u vizitua nga mbi 5.3 milionë persona, më shumë sesa Panteoni gjatë gjithë vitit 2024 (4,086,947). Fondet e mbledhura pritet të përdoren për përmirësimin e shërbimeve dhe ofertës turistike.

Megjithatë, burime nga Bashkia sqarojnë se vendosja e tarifës është ende vetëm një hipotezë pune dhe se deri tani nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar dhe as nuk janë caktuar data zyrtare.

Ndërkohë, Codacons kundërshton vendosjen e biletave me pagesë, duke u shprehur kundër “monetizimit të monumenteve dhe shesheve historike”. Shoqata thekson se turistët duhet të kenë mundësi të shijojnë bukuritë e Romës falas dhe shpreh dyshime për përdorimin e fondeve të mbledhura. Sidoqoftë, Codacons mbështet kufizimin e hyrjeve për të luftuar mbipopullimin dhe degradimin, duke e konsideruar aksesin e kontrolluar si një zgjidhje për një përvojë më të mirë dhe më të qetë për vizitorët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB