Greqia miraton buxhetin për vitin 2026 me 159 vota pro, kritika të ashpra nga opozita
Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur botën e Hollywood-it, ku djali i regjisorit të famshëm Rob Reiner dhe gruas së tij, Michele Singer, është akuzuar për vrasjen e prindërve të tij.
Sipas raportimeve të fundit, 32-vjeçari Nick Reiner dyshohet se ka therur prindërit e tij në fyt ndërsa ata ishin në shtrat.
Tragjedia u zbulua nga vajza e tyre, Romy Reiner, 27 vjeçe, e cila gjeti trupat e prindërve të saj rreth orës 15:30 të dielën. Ajo raportoi menjëherë policisë se vëllai i saj ishte “i rrezikshëm” dhe mund të ishte përgjegjës.
Sipas raportimeve, Nick kishte qenë duke jetuar në shtëpinë e prindërve të tij në momentin e ngjarjes, por kur trupat u gjetën, ai nuk ndodhej aty. Më pas, ai u arrestua rreth orës 21:15, në një motel pranë “Santa Monica Pier”, rreth 15 milje larg shtëpisë së prindërve. Hetuesit gjetën dhomën e motelit dhe dushin plot gjak, ndërsa dritaret të mbuluara me çarçafë.
Nick, i cili rrallë shfaqet publikisht, ka folur më parë për përpjekjet e tij me varësinë nga droga. Në një intervistë të vitit 2016 për “People”, ai tregoi se kishte shkuar në rehabilitim për herë të parë në moshën 15-vjeçare dhe pas saj kishte pasur 17 trajtime të tjera. Ai pranoi se periudha e varësisë e kishte çuar në pastrehim dhe rrezik jetësor.
Në një seri intervistash më vonë, ai ka treguar edhe për episode ku kishte shkatërruar shtëpinë e mysafirëve të prindërve gjatë bingerëve të drogës, duke shkatërruar gjithçka, nga televizori te pjesë të tjera të shtëpisë.
Sipas burimeve, dhuna mund të ketë pasuar një grindje gjatë një feste familjare të Hanukkah që kishte disa të ftuar. Disa prej tyre dëgjuan konfliktin, dhe kur mësuan për vrasjen, “askush nuk u habit” kur u informua për përfshirjen e Nickut.
Policia dhe autoritetet ligjore vazhdojnë hetimet, ndërsa qyteti i Los Angeles është tronditur nga kjo ngjarje dramatike që ka përfshirë një familje të njohur të Hollywood-it.
Top Channel