BE rishikon ndalimin e shitjes së automjeteve me djegie të brendshme, mirëpret hibridet dhe biokarburantet

16/12/2025 22:50

Bashkimi Evropian po rishikon ndalimin e plotë të shitjes së automjeteve me motorë me djegie të brendshme.

Duke nisur nga viti 2035, prodhuesit nuk do të jenë më të detyruar të ulin emetimet në zero, por t’i reduktojnë ato me 90%.

Ky ndryshim hap rrugën për automjete që nuk janë plotësisht elektrike ose me hidrogjen, siç janë hibridet plug-in dhe automjetet me zgjatues autonomie. Vendimi është pjesë e standardeve të rishikuara për emetimet e CO₂, të miratuara nga Komisioni Evropian.

Sipas rregullave të reja, 10% e mbetur e emetimeve do të duhet të kompensohet nga prodhuesit e automjeteve përmes përdorimit të çelikut me emetime të ulëta ose karburanteve të qëndrueshme, si karburantet elektronike (e-fuels) dhe biokarburantet e përparuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB