Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë-Maqellarë, dy të plagosur
16/12/2025 17:21
Një aksident është shënuar në aksin rrugor Shupenzë-Maqellarë ku janë përplasur tre makina dhe për pasojë janë plagosur dy persona.
Korrespondenti i Top Channel Dëfrim Karaj bën me dije se të aksidentuarit janë transportuar në spitalin e Bulqizës.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidenti.
Top Channel