LIVE/ Izraeli vret ministrin iranian të Inteligjencës, SHBA tenton të sigurojë Hormuzin. Irani godet Katarin, në flakë impianti më i madh i gazit në botë 18/03 22:39
Një incident i rëndë mes nxënëseve ka ndodhur këtë të hënë brenda një shkolle në zonën e Kypselit, në Athinë.
Për arsye ende të paqarta, një nxënëse u plagos me thikë në dorë. Vajza 14-vjeçare u dërgua fillimisht në zyrën e drejtorit në gjendje shoku, sipas dëshmive të nxënësve për mediat greke.
Në shkollë mbërriti një ambulancë, e cila e transportoi të miturën në spitalin “Aglaia Kyriakou”, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndërhyri edhe policia greke (ELAS), ndërsa autorja e dyshuar po merret në pyetje në Nëndrejtorinë e Sigurisë së Athinës. Pranë autoriteteve pritet të dëshmojnë edhe mësuesit që ndodheshin në shkollë në momentin e incidentit.
Top Channel