Thirrjet në rrjetet sociale nuk reflektohen në terren/ Protesta në Durrës me pjesëmarrje minimale, 6 vite pas tërmetit familjet ende pa strehë
15/12/2025 14:06
“Zhgënjen” sërish Durrësi në thirrjet për protestë.
Edhe këtë të hënë, megjithëse në rrjetet sociale ishte bërë thirrje për një protestë kundër qeverisjes qendrore dhe asaj lokale, në sheshin Liria pranë Bashkisë u panë vetëm pak banorë të prekur nga tërmeti, të cilët ende janë të pastrehë, 6 vite pas fatkeqësisë natyrore.
Në shesh ishte dhe i riu që e thirri protestën në rrjetet sociale, ku shprehet se gjeti mbështetje, po kjo nuk u reflektua në pjesëmarrje.
Ky fundviti i gjen ende shumë familje të dëmtuara nga tërmeti pa strehë.
Ata kanë përfituar banesa nga hedhja e shortit, por nuk kanë marrë ende çelësat për të hyrë në apartamentet në pallatet e reja në Spitallë.
Top Channel