Përplasen dy automjete në aksin “Peshkopi-Maqellarë”, plagoset çifti, dërgohen me urgjencë në spital
15/12/2025 10:48
Një aksident është regjistruar këtë të hënë në aksin Peshkopi- Maqellarë.
Dy makina janë përplasur në vendin e quajtur ‘zyrat e Melanit’ dhe për pasojë janë plagosur një çift që udhëtonin me një mjet tip Golf.
Dy të lënduarit janë transportuar në spitalin Rajonal të Peshkopisë jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se mjeti tip Pezho, i ka prerë rrugën për tu parkuar në krahun e kundërt.
Policia po kryen veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Top Channel