Nxjerre e sekretit shtetëror, armëmbajtje pa leje dhe organizimi i lojërave të fatit, dënohet ish-kreu i SHISH dhe djali i tij Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar pas ngjarjes tragjike ku një person u gjet i djegur brenda makinës.
Uniformat blu bëjnë me dije se viktima nuk është identifikuar ende dhe se është gjetur i pajetë në sediljen e drejtuesit të mjetit.
Njoftimi:
Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Top Channel