Gaza në të ftohtë dhe e rraskapitur/ Egjipti rrit ndihmën humanitare, shirat pritet të përkeqësojnë situatën
Regjisori i njohur i filmit “When Harry Met Sally”, Rob Reiner, kishte deklaruar vetëm disa muaj më parë se “prindërit i duan të gjithë fëmijët e tyre, edhe ata problematikë”, në një intervistë që tashmë po shihet si një nga të fundit para tragjedisë që tronditi Hollywood-in.
Në një bisedë me Piers Morgan, Reiner, 78 vjeç, e kishte krahasuar dashurinë e tij për filmat me atë për fëmijët.
“Njerëzit kanë të preferuarit e tyre, por është një klishe: ne i duam të gjithë fëmijët tanë, edhe ata të këqijtë”, ishte shprehur ai.
Sipas ‘The Sun’, dklarata vjen në dritë pas arrestimit të djalit të çiftit, Nick Reiner, 32 vjeç, i cili u akuzua për vrasje dhe ndodhet në paraburgim. Ai po mbahet në qendrën e ndalimit Parker Center me një garanci prej 4 milionë dollarësh.
Rob Reiner dhe bashkëshortja e tij, Michele Singer, ishin të martuar që nga viti 1989 dhe kishin tre fëmijë. Çifti u gjet i pajetë në rezidencën e tyre luksoze me vlerë 13.5 milionë dollarë në Brentwood, Kaliforni, nga vajza e tyre, Romy.
Sipas burimeve hetimore, dyshohet se Reiner, 78 vjeç, dhe Michele, 68 vjeç, u vranë me thikë pas një debati të ashpër me djalin e tyre. Zëvendësshefi i LAPD-së, Alan Hamilton, deklaroi se nuk kishte shenja hyrjeje me forcë në banesë. Policia mbërriti në vendngjarje menjëherë pas orës 15:30 të së dielës, pas një telefonate emergjente.
Nick Reiner, i cili jetonte në zonën e Los Angelesit, ka qenë prej vitesh larg vëmendjes publike. Ai kishte folur hapur në vitin 2016 për problemet e tij me varësinë nga droga, duke pranuar se kishte përfunduar edhe në pastrehësi në një periudhë të jetës së tij.
Rob Reiner ishte një figurë emblematike e kinemasë amerikane për më shumë se pesë dekada. Ai u bë i famshëm fillimisht si aktor në serialin ikonik All in the Family, përpara se të ndërtonte një karrierë të suksesshme si regjisor me filma të tillë si This Is Spinal Tap, The Princess Bride, When Harry Met Sally dhe A Few Good Men, për të cilin u nominua për çmimin Oscar në vitin 1993.
Kompania e tij e prodhimit, Castle Rock Entertainment, prodhoi gjithashtu serialin Seinfeld dhe filmin e vlerësuar nga kritika The Shawshank Redemption. Roli i tij më i njohur në vitet e fundit ishte ai i babait të Jordan Belfort në The Wolf of Wall Street.
Michele Singer ishte producente dhe fotografe e njohur, ndërsa një nga veprat e saj më të njohura mbetet fotografia e Donald Trump në kopertinën e librit “Trump: The Art of the Deal”.
Top Channel