Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi Ramën, një natë para votimit Balla i tha përfaqësuesit tonë se… Operacioni policor Metalurgjiku i cili çoi në pranga 16 persona dhe shpalli në kërkim 8 tjerë duket se do të kërkojë kohë të gjatë hetimesh.
Teksa institucionet mjedisore bazohen në vetmonitorimin e kryer nga kompanitë, prokuroria do të kërkojë mendimin e një eksperti të pavarur për të kryer matjet e emetimeve në mjedis. Ekspertë të tillë kërkojnë shuma të majme parash e në shumicën e rasteve çështjet limitohen në shifrat zyrtare.
Top Channel ju drejtua Agjencisë Rajonale të Mjedisit si institucioni i drejtpërdrejtë përgjegjës për situatën, por hasi në heshtje zyrtare. E njëjta situatë si zjarri që përfshiu landfillim e Elbasanit për 6 ditë me radhë në muajin korrik dhe nga institucionet e mjedisit nuk pati asnjë reagim zyrtar.
Burime bëjnë me dije se në kompanitë CCALV SHPK dhe GSA Ferrokrom shpk ka mbetje të ngurta të depozituara prej shumë vitesh të cilat paraqesin rrezikshmëri të lartë mjedisore.
Pak kohë më parë, duke ju referuar Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve 2020-2035, Top Channel trajtoi problematikën që zonat industriale në Shqipëri vazhdojnë prej dekadash të tëra të mbajmë të depozituara kimikate të rrezikshme dhe metale të rënda. Sipas dokumenteve zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit këto “pika të nxehta” përbëjnë rrezik serioz si për mjedisin, ashtu edhe për shëndetin e banorëve.
Top Channel