Gjermania dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për sistemet e armëve

15/12/2025 16:34

Gjermania dhe Ukraina kanë rënë dakord për bashkëpunim gjithëpërfshirës në fushën e sistemeve të armëve, pavarësisht rezultatit të bisedimeve të vazhdueshme mbi një armëpushim të mundshëm.

Sipas gazetës BILD, e cila citon burime të qeverisë gjermane, të dy vendet kanë arritur një plan me 10 pika:

– Konsultime të rregullta të nivelit të lartë mbi politikën e mbrojtjes, përmes Ministrive të Mbrojtjes të të dy vendeve

– Krijimi i një zyre ndërlidhëse për industrinë e mbrojtjes ukrainase në Berlin (Ukraine Freedom House) për të përmirësuar rrjetëzimin me kompanitë gjermane dhe në të njëjtën kohë për të forcuar pikat e kontaktit për industrinë gjermane të sigurisë dhe mbrojtjes në Ukrainë – edhe përmes ambasadës gjermane në Kiev

– Më shumë staf dhe më shumë përgjegjësi për zyrën e atasheut ushtarak gjerman në ambasadën në Kiev, shkëmbim i vazhdueshëm i pikëpamjeve mbi nevojat për armë.

– Projekte të reja kryesore për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e përbashkët të armëve. Këto projekte synojnë të shfrytëzojnë rolin udhëheqës të industrisë ukrainase në dronë dhe teknologji të lidhura me to.

– Transferim të vazhdueshëm të teknologjisë përmes edhe më shumë operacioneve të përbashkëta mbrojtëse me shkëmbim dypalësh. Kjo do të thotë gjithashtu se pajisjet mbrojtëse të zhvilluara në Ukrainë do të prodhohen në Gjermani.

– Ndërtimin e një aleance të madhe për prokurimin e armëve me partnerët evropianë në dobi të Ukrainës – duke përfshirë pjesërisht pajisjet e prodhuara në Ukrainë.

– Integrimi i industrisë ukrainase në tregun pan-evropian të mbrojtjes

– Përdorimi i mundshëm i garancive federale për investimet në industrinë e mbrojtjes në Ukrainë

– Shkëmbimi i vazhdueshëm i informacionit mbi ngjarjet në front. Planet përfshijnë transmetimin dhe përdorimin e të dhënave të regjistruara, dixhitale të fushëbetejës nga Ukraina, si dhe shkëmbimin e përvojës praktike mbi zhvillimin e teknologjive gjermane të mbrojtjes në Ukrainë

– Krijimi i një mbrojtjeje të veçantë antikorrupsion për marrëveshjet e armëve me Ukrainën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB