Futbollisti i njohur u vra gjatë sulmit në Australi, klubi i futbollit në Sidnei: Ishte shumë i talentuar

15/12/2025 14:45

Një futbollist ishte mes viktimave nga sulmi në plazhin Bondi të Sidneit, Australi ku babë e bir hapën zjarr gjatë një feste duke lënë 16 viktima.

Klubi i futbollit në Sidnei, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë, teksa thotë se Dan Elkayam ishte një lojtar jashtëzakonisht i talentuar.

Në një postim në Facebook, Rockdale Ilinden FC i shprehu ngushëllimet familjes së futbollistit.

“Ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta për familjen e Danit, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin,” thuhet në postim.

Sulmi i përgjakshëm u krye nga 50-vjeçari Shahid Akram dhe djali i tij 24-vjeçar, Navid Akram, me origjinë nga Lahore i Pakistanit.

Ata hapën zjarr ndaj pjesëmarrësve në aktivitetin “Hanukkah by the Sea”, duke shkaktuar viktima mes fëmijëve, rabinëve dhe qytetarëve të pafajshëm.

Hetimet paraprake tregojnë se akti terrorist ishte planifikuar për javë të tëra. Dyshohet se baba e bir kishin marrë me qira një apartament Airbnb rreth 30 minuta larg Bondi Beach, ku kishin qëndruar për rreth dy javë përgatitje. Policia ka kontrolluar banesën dhe ka gjetur pajisje shpërthyese të improvizuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB