Frikë në pallatet e rindërtuara/ Gjashtë vite pas tërmetit, banorët në Durrës ankohen për cilësinë e punimeve

15/12/2025 12:22

Gjashtë vite pas tërmetit të vitit 2019, banorët e një pallati në lagjen nr. 12 të Durrësit shprehin shqetësime serioze për cilësinë e punimeve, ndërsa kanë nisur të futen në apartamentet e pallatit të rikonstruktuar pas dëmtimeve DS4.

Në shkallë dhe korridore shihen tela të ekspozuar të energjisë elektrike, të cilët, sipas banorëve, përbëjnë rrezik të madh, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.

Një tjetër shqetësim ka të bëjë me rrjetin e tubacioneve të ujërave të zeza, që sipas tyre nuk është zëvendësuar edhe pse u dëmtua nga tërmeti. Që në ditët e para janë shfaqur bllokime dhe rrjedhje, duke vështirësuar jetesën në apartamentet e sapo dorëzuara. Banorët raportojnë punime të papërfunduara dhe probleme me lagështinë.

Sipas banorëve, kompania ndërtuese u ka thënë se objekti është dorëzuar sipas projektit, por ata kërkojnë verifikim nga institucionet, duke theksuar se standardet e rindërtimit nuk duhet të jenë çështje kompromisi. Familjet janë në pritje të një përgjigjeje nga Bashkia e Durrësit dhe firma e punimeve, me shpresën se problemet do të zgjidhen përpara se situata të përkeqësohet edhe më tej.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta