Dy automjete të djegura qëllimisht në Shkodër/ Autori 19-vjeçar i armatosur, u ndihmua nga një i mitur

15/12/2025 08:24

Është zbardhur djegia e qëllimshme e dy automjeteve në Shkodër pak ditë më parë në lagjen “Iliria”.

Policia  njofton se është vënë në pranga një 19-vjeçar, si autor i dyshuar, si dhe ka nisur hetimi penal për një 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve.

Dy automjetet në pronësi të shtetasve Z. K. dhe A. D., u dogjën qëllimisht në 9 dhjetor, në lagjen “Iliria”,

Në pranga ranë K. M., 19 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si autor i djegies së dy automjeteve. Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. M., gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, një armë zjarri mitraloz, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta