Dy aksidente në pak orë në aksin Maqellarë-Peshkopi, përplasen dy makina, lëndohet pasagjerja
15/12/2025 11:41
Një tjetër aksident është shënuar paraditen e kësaj të hënë në aksin ‘Maqellarë-Peshkopi’.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të lënduar një pasagjere.
Një tjetër aksident u shënuar më parë në këtë aks, ku për pasojë mbetën të lënduar një çift.
“Rreth orës 09:40, në aksin rrugor Maqellarë–Peshkopi, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit Q.Q., 59 vjeç, dhe E.M., 30 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, është lënduar një pasagjere, e cila po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel