Zbardhen detajet nga sulmi terrorist në Australi/ Autorët e masakrës ishin babë e bir, në vendngjarje edhe një flamur i ISIS

14/12/2025 22:18

Policia australian ka deklaruar se autorët e masakrës me 16 viktima në Sydney ishin babë e bir.

Komisioneri i Policisë së Uellsit të Ri Jugor, Mal Lanyon, është pyetur nëse dy autorët e sulmit ishin të njohur për policinë dhe nëse ai do të komentojë mbi raportet se në vendngjarje është gjetur një flamur i zi i ISIS-it.

“Do të shqyrtojmë motivet pas këtij sulmi dhe mendoj se është e rëndësishme si pjesë e hetimit”, deklaroi  ai.

Lanyon thotë se nuk kishte asnjë tregues që sugjeronte se ndonjëri prej burrave të përfshirë në të shtënat e djeshme po e planifikonte sulmin.

Ai shton se dy pajisje shpërthyese të improvizuara u gjetën pranë vendit të ngjarjes dhe u “lanë të sigurta” nga oficerët.

Lanyon thotë se dy autorët e ngjarjes ishin një baba dhe një bir, të moshës 50 dhe 24 vjeç.

Ai konfirmon se 50-vjeçari vdiq në vendngjarje, ndërsa 24-vjeçari mbetet në spital në gjendje kritike.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta