Vishen si “Peaky Blinders” në Afganistan, tërbohen talebanët dhe i çojnë në polici

14/12/2025 09:03

Pallto të errëta, kapele dhe poza kinematografike. Në Afganistan, edhe një pamje e frymëzuar nga një serial televiziv mund të shndërrohet në krim.

Në Herat, në pjesën perëndimore të vendit, katër të rinj u thirrën nga policia morale e talebanëve për imitim të stilit të protagonistëve të serialit britanik Peaky Blinders. Në videot e postuara në mediat sociale, të rinjtë shëtisin nëpër rrugë të veshur me jelekë, kostume dhe kravata, duke imituar familjen famëkeqe kriminale Shelby.

Ajo që shumë do ta konsideronin shaka ose fenomen shoqëror ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve në Afganistan. Sipas udhëheqjes së talebanëve, përmbajtja e postuar shkelte vlerat islame duke përhapur modele kulturore perëndimore të konsideruara të papajtueshme me moralin e regjimit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta