Zelensky bën thirrje për “paqe dinjitoze” përpara bisedimeve vendimtare: Do të ketë kompromise Momente terrori u filmuan në Universitetin Brown ku shihen studentë duke u fshehur në bibliotekën e institucionit, ndërsa në kampus dëgjoheshin të shtëna të forta me armë zjarri.
Videoja tregon më shumë se dhjetëra studentë të tmerruar dhe të përlotur të shtrirë në dysheme përpara rafteve të librave, ndërsa të paktën shtatë të shtëna dëgjohen qartë.
Incidenti ndodhi të shtunën, gjatë një sulmi masiv me armë zjarri që la dy persona të vdekur dhe nëntë të plagosur rëndë.
Menjëherë pas të shtënës së fundit, dhjetëra oficerë policie, të veshur me uniforma SWAT dhe me armë në dorë, u futën në bibliotekë, duke urdhëruar studentëve të ngrinin duart.
Brown University shooting
When police bust through the door as Students are hiding behind desks and cabinets.
You can tell by their faces they thought it was the shooter trying to get in..🙏🏼 glad they are safe https://t.co/4xSo2bmLVc pic.twitter.com/Hd1Yga0ye8— Roughneck (@Roughneck4795) December 14, 2025
Policia u kërkoi studentëve të mblidhnin shpejt sendet e tyre personale përpara se t’i shoqëronin jashtë ndërtesës për arsye sigurie. Në pamjet e fundit, studentët shihen duke vrapuar në panik për të marrë çantat e tyre.
Hetimet e autoriteteve për rrethanat dhe shkaqet e sakta të sulmit janë duke vazhduar.
Top Channel