“Ca trimosha të BKH nuk donin të linin patllaken”/ BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap, nuk pati debate Është finalizuar operacioni policor i koduar “Metalurgjiku”, i ndjekur prej disa muajsh me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e krimeve kundër mjedisit.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se në këtë aksion, i cili është zhvilluar mbrëmjen e djeshme janë vënë në pranga 16 persona, janë proceduar dy subjekte tregtare ndërsa janë shpallur në kërkim edhe disa të tjerë.
Nën hetim janë vënë kompanitë CCALBshpk, GSA Ferrokrom shpk, ndërsa në pranga kanë rënë shtetasit e huaj: Junceol Chung Biz, Rashul Pal, Stjuent Pal, Prakash Kadel, Muna Sung, Rajesh Kumarjadav, Autia Rai, Rahul Pal, Dheraj Kumar.
Po ashtu janë arrestuar edhe shtetasit shqiptar: Jakup Karaj, Ismail Dybeli, Dorian Xhufka, Elton Bejkolli, Besnik Abdia, Elton Beqi, Elis Flaga.
Në kërkim janë shpallur: Bujar Zogu, Dritan Konica, Fejzo Meçaj, Ilir Londo, Gjergj Bezati, Agron Shpallo, Serafin Orgoça.
Nga hetimet intensive, si dhe inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ka rezultuar se dy subjekte tregtare, të cilat ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut, Bradashesh, Elbasan, kanë shkelur legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, si dhe duke mos respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përpunimin e mbetjeve të baterive.
Top Channel