Ngrohja globale po kërcënon mbijetesën e kafshëve, studimi: ADN-ja e arinjve polarë po ndryshon për tu përshtatur me temperaturat e larta
Një avion i kompanisë JetBlue, që ishte nisur nga Kuraçao drejt aeroportit JFK në Nju Jork, u detyrua të ndërpresë ngjitjen për të shmangur një përplasje në ajër me një avion furnizues të Forcave Ajrore të SHBA-së. Ngjarja ndodhi të premten dhe u raportua menjëherë tek autoritetet përkatëse.
Sipas regjistrimit të komunikimit me kontrollin ajror, piloti i JetBlue shprehu shqetësim të madh, duke deklaruar se avioni ushtarak kishte kaluar drejtpërdrejt në trajektoren e fluturimit, pa pasur të aktivizuar transponderin.
“Ishim shumë pranë një përplasjeje në ajër. Ata kaluan drejtpërdrejt para nesh dhe u detyruam të ndalonim ngjitjen,” dëgjohet të thotë piloti.
Bëhet fjalë për fluturimin JetBlue 1112, i cili po udhëtonte nga ishulli karaibik Kuraçao, pranë brigjeve të Venezuelës, drejt Shteteve të Bashkuara. Piloti sqaroi se avioni ushtarak ndodhej në të njëjtën lartësi dhe më pas u drejtua drejt hapësirës ajrore të Venezuelës.
Zëdhënësi i JetBlue, Derek Dombrowski, konfirmoi se kompania e ka raportuar incidentin tek autoritetet federale dhe se do të bashkëpunojë në çdo hetim të mundshëm. Ai theksoi se ekuipazhi veproi sipas procedurave dhe reagoi në kohë për të garantuar sigurinë e pasagjerëve.
Pentagoni ia kaloi çështjen Forcave Ajrore për koment, por deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar. Ndërkohë, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) kishte paralajmëruar muajin e kaluar kompanitë ajrore amerikane të tregojnë kujdes të shtuar në hapësirën ajrore të Venezuelës, për shkak të situatës së tensionuar të sigurisë dhe aktivitetit të shtuar ushtarak në rajon.
Sipas komunikimit të regjistruar, edhe kontrollori ajror e cilësoi situatën si “të papranueshme”, duke theksuar problemin e avionëve të paidentifikuar në hapësirën ajrore.
Top Channel