“Pas asaj ngjarje njerëzit më shohin ndryshe”/ U hoq si mbesa e Kryeministrit dhe iu hapën rrugët në Ministrinë e Arsimit, Hoxhalli: Duhet të kalosh peripeci që… Shtëllunga tymi që djegin materiale që duhet të asgjësoheshin në furnalta të caktuara.
Me këtë situatë u përball policia në momentin që mbërriti në ambientet e dy shoqërive CCALV SHPK dhe GSA Ferrokrom shpk, në Elbasan të miratuara për të asgjësuar metale jo ferrore, apo bateri e plastikë që duhet të realizoheshin sipas një zinxhiri ku përfshihet kulla e ftohjes, ndalimi i shkëndijave, filtrimi dhe oxhaku. Por grupi i hetimit gjeti vatra zjarri.
Për akuzat e ndotjes së ajrit, tokës dhe ujërave, punësimin e paligjshëm, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash u arrestuan në flagrancë 16 persona, midis tyre nëntë shtetas të huaj nga Koreja dhe India, të punësuar si operatorë furre, shoferë dhe administratorë.
Shtatë të tjerë shtetas shqiptarë rezultojnë përgjegjës turni, inxhinierë, drejtor prodhimi. Mes të arrestuarve si i dyshuar për shpërdorim detyrë është edhe një punonjës i bashkisë së Elbasanit në sektorin e mjedisit, që duhet të tregonte në çfarë niveli ishte ndotja me pasojë në shëndetin e qytetarëve.
Polica e Elbasanit thotë se nëpunësi shkroi në procesverbale se nuk kishte asnjë problem me ndotjen, por të ekspertë të thirrur nga Tiranë mbasi kryen matjet me pajisje deklaruan se bëhej fjalë për mbetje që po digjeshin tej normale të lejuara
Mbetet për t’u parë çfarë qëndrimi do mbajë prokuroria mbi referimin e policisë lokale që ndërkohë ka shpallur në kërkim edhe aksionerët e dy kompanive dhe konkretisht shtetasit Bujar Zogu, Dritan Konica, Faejzo Mecaj, Ilir Londo, Gjergj Bezati, Agron Shapllo, dhe Serafin Orgocka. Ndaj të dyja kompanive janë vendosur gjoba dhe është në fuqi një urdhër i pezullimit të tyre derisa të përmbushin kushtet ligjore.
Top Channel