Zelensky bën thirrje për “paqe dinjitoze” përpara bisedimeve vendimtare: Do të ketë kompromise
Një avion Boeing 777-200ER i United Airlines bëri një ulje emergjente në aeroportin Ëashington Dulles dje, menjëherë pas ngritjes për në Tokio, për shkak të një defekti në motor.
“Menjëherë pas ngritjes, fluturimi UA 803 u kthye në Aeroportin Ëashington Dulles ku avioni u ul në mënyrë të sigurt për t’u përballur me një humbje të energjisë në një nga motorët e tij”, tha linja ajrore, duke shtuar se nuk u raportuan lëndime midis 275 pasagjerëve dhe 15 anëtarëve të ekuipazhit.
“Kërkojmë ndjesë për kthimin e papritur në Aeroportin Ëashington Dulles. Ekipi ynë i mirëmbajtjes duhet të rregullojë një problem teknik në aeroplan përpara se të mund të nisemi përsëri. Ne e vlerësojmë durimin tuaj dhe do t’ju mbajmë të informuar sapo të kemi më shumë informacion”, tha gjithashtu linja ajrore në një mesazh për pasagjerët.
Udhëtarët pritet të mbërrijnë në destinacionin e tyre, Aeroportin Haneda të Tokios, me një avion tjetër.
Sipas një zëdhënësi të Aeroportit Dulles, më i madhi në kryeqytetin amerikan, Boeing 777 u ngrit rreth orës 12:20 dhe një “zjarr shpërtheu në bimësinë e ulët pranë pistës”.
“Zjarri u shua dhe avioni u kthye në Dulles, ku u ul në mënyrë të sigurt rreth orës 13:30 dhe u inspektua nga zjarrfikësit e aeroportit”, shtoi ai.
Pista e prekur nga zjarri u desh të mbyllej “për një periudhë të shkurtër kohore”, por Dulles ka pista të shumta dhe nuk pati vonesa në fluturime të tjera, tha zëdhënësi i aeroportit.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) njoftoi se avioni u kthye në Dulles për shkak të “defektit të motorit gjatë ngritjes”, duke theksuar se ishte urdhëruar një hetim për të përcaktuar shkaqet.
Top Channel