EMRAT/ Iu bllokua timoni i makinës, aksidentohet rëndë çifti i bashkëshorteve në aksin Lushnje- Berat, transportohen drejt Tiranës

14/12/2025 10:56

Dy persona janë plagosur rëndë pasi makina në të cilën ata po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoj në kanal.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10;00 të kësaj të diele, ku çifti i bashkëshortëve Bilbil dhe Xhevahire Nure, po udhëtonin në aksin Lushnje- Berat, pranë fshatit Çukas.

Dyshohet se shoferi ka hasur në një defekt në sistemin e drejtimit të mjetit, tek timoni, i cili i është bllokuar duke i shkaktuar aksidentin.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes ku pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësorë janë nisur për mjekim të specializuar në Tiranë. Policia ka shkuar në vend ngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta