Dukesha e Sussex, Meghan Markle, nuk ka plane të vizitojë apo të pajtohet me të atin, Thomas Markle, i cili po shërohet në spital pas një amputimi të këmbës.

Burime pranë saj bëjnë të ditur se ajo ka hequr dorë nga shpresa për një ribashkim me të.
Meghan, 44 vjeç, i ka dërguar së fundmi një letër babait të saj 81-vjeçar, i cili jeton në Filipine, por nuk ka pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me të dhe as nuk ka marrë përgjigje. Ajo nuk e ka telefonuar, nga frika se biseda mund të përfundojë në media.
Marrëdhëniet mes tyre janë të ndërprera që prej vitit 2018, përpara dasmës së Meghan me Princin Harry, ku Thomas Markle nuk mori pjesë. Ai nuk e ka takuar kurrë dhëndrin e tij dhe as nipërit, Princin Archie dhe Princeshën Lilibet.
Sipas burimeve, Meghan beson se intervistat e shumta të babait të saj në media kanë qenë arsyeja kryesore e prishjes së marrëdhënies dhe pengesë për çdo pajtim të mundshëm në të ardhmen.
Nga ana e tij, Thomas Markle ka deklaruar nga shtrati i spitalit se dëshiron të pajtohet me vajzën e tij dhe ta shohë edhe një herë, por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim publik nga Meghan.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta