Aksidenti tragjik në Kosovë që u mori jetën dy shqiptareve, gazetari Buxhala: Në autostradë është shemb dheu, përgjegjësi e dy ministrive

14/12/2025 13:45

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku viktima kanë mbetur dy shqiptare, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, kjo e fundit e njohur në media si eksperte e ekonomisë e nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare.

Në lidhje më këtë aksident tragjik ka reaguar edhe gazetari nga Kosova Berat Buzhala, i cili thotë se përgjegjës janë ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Brendshme.

“Pergjegjesi direkte per vdekjen e ketyne dy zonjave te Shqiperise ka Ministria e Transportit dhe Ministria e Puneve te Brendshme. Ne autostrade eshte shembe dheu, kush nje paralajmerim nuk e ka qite deri ne 20 metra para shembjes. Ne nje kohe me mjegull, ne autostrade, ish deshte qe shejat me u qite 500 metra ma heret, e jo si me kane rruge e katunit. Cfare tmerri. Cfare papërgjegjësie”, shkruan ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta