Aksident tragjik në Libofshë, 62-vjeçari humb jetën teksa punonte tokën me traktor
14/12/2025 08:56
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Libofshë të Fierit.
Një burrë ka humbur jetën teksa po punonte tokën e tij bujqësore me traktor.
Policia është njoftuar menjëherë dhe ka mbërritur në vendngjarje, ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidentit.
“Në datë 14.12.2025, në fshatin Libofshë, shtetasi Xh. P., 62 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, dyshohet se mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin Xh. P., i cili për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Top Channel