Vodhi një shumë parash në një dyqan, pranga 18-vjeçarit në Gjirokastër
13/12/2025 09:56
Një 18-vjeçar në Gjirokastër është arrestuar pasi është kapur duke vjedhur një dyqan.
Blutë bëjnë me dije se shtetasi K. Ll. 18 vjeç është arrestuar në flagrancë teksa ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetasit J. Z.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. Ll., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se mëngjesin e djeshëm, ka vjedhur në dyqanin e shtetasit J. Z., një shumë parash. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave, 1 celularë dhe disa paketa me cigare.
Top Channel