VIDEO/ Tensione në protestën përpara Kryeministrisë, Adriatik Lapaj bie në tokë pas përplasjes me policinë

13/12/2025 17:02

Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij kanë vijuar protestën përpara Kryeministrisë, e cila edhe këtë mbrëmje u shoqërua me tensione.

Policia, e cila mbërriti aty për të ndaluar grumbullimin dhe marrjen e gjeneratorit të vendosur përpara godinës, ka pasur reagim të personave prezentë.

Ata janë përplasur fizikisht me blutë, teksa pas kësaj Adriatik Lapaj është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë.

Pasi iu dha ujë nga të pranishmit, u kërkua që të krijohej më tepër hapësirë në rrethin e krijuar.

Situata vijoi në fjalime për vijimin e protestës së tyre.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta