Ukraina godet me dronë platformat nafte ruse në Detin Kaspik, ndërpritet prodhimi në dy rafineri

13/12/2025 11:28

Dronët ukrainas goditën dy platforma nafte ruse në Detin Kaspik, tha të premten një zyrtar në Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU).

Burimi tha se dronët e SBU goditën platformat e naftës Filanovsky dhe Korchagin, të cilat të dyja i përkasin kompanisë së prodhimit të naftës ruse Lukoil.

Platforma Filanovsky, pjesë e fushës më të madhe të naftës në Kaspik të Rusisë u sulmua më parë këtë javë. Ishte sulmi i parë i tillë gjatë luftës, ndërsa Ukraina rrit fushatën e saj për të ndërprerë prodhimin rus të naftës dhe gazit.

Sipas informacionit paraprak, dronët dëmtuan pajisjet në të dyja platformat dhe pezulluan prodhimin, shtoi burimi.

Reuters nuk mundi ta verifikonte menjëherë raportin dhe ka kontaktuar Lukoil për koment.

Nuk ishte e qartë se nga e nisi Ukraina sulmin pasi Deti Kaspik është më shumë se 700 km larg nga kufiri më i afërt i vendit.

Kiev ka kryer sulme të shumta me dronë në objektet ruse të naftës këtë vit në një përpjekje për të minuar aftësinë e Moskës për të financuar luftën e saj në Ukrainë.

Sulmet kanë synuar veçanërisht rafineritë e naftës, shumë prej të cilave ndodhen në pjesën europiane të Rusisë.

Ukraina e zgjeroi fushatën e saj muajin e kaluar duke synuar anijet cisternë që transportojnë naftë ruse përmes Detit të Zi. Tre anije të tilla janë goditur nga dronë detarë ukrainasë në dy javët e fundit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta