“Bac u kry”/ Çfarë paralajmëron Shkëlqim Hajdari: Reforma që i vë fre abuzimit dhe mbron biznesin e ndershëm
Një 57-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme, pasi ka rënë nga lartësia teksa punonte për rikonstruksionin e një shkolle.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Polis, ndërsa lidhur me ngjarjen policia njofton se ka arrestuar një 33-vjeçar, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 33 vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis, dyshohet se ka rënë nga lartësia punonjësi, shtetasi Sh. M., 57 vjeç, i cili, si pasojë, ka humbur jetën”-njofton policia.
Top Channel