“Me lëvizjen tënde po i shërben PS”, zbardhen debatet me dyer të mbyllura në kryesinë e PD. Salianji-Nokës: Jep dorëheqjen Flamur, ke shkatërruar partinë

13/12/2025 16:20

Mbledhja e kryesisë së PD ku u njoftua protesta kombëtare e 22 dhjetorit, është shoqëruar me debate të forta në pjesën kur ka qenë pa praninë e mediave.

Në përballjen e parë që pas foltores që nisi ish deputeti demokrat, Ervin Salianji, lëvizja e tij ishte pjesë e diskutimeve mes anëtarëve të kryesisë, ku u përfshi edhe kryëtari i PD-së, Sali Berisha.

Gjithçka nisi pas largimit të mediave, ku sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka akuzoi Salianjin se me lëvizjen që sapo ka nisur, po i shërben Edi Ramës.

Me lëvizjen tënde po i shërben socialistëve”, iu drejtua Noka ish deputetit demokrat, teksa mori edhe mbështetjen e kryetarit të PD-së.

Me ata që po bën ti foltore, ata kanë punuar për PS-në në zgjedhje”, mësohet të ketë thënë Berisha.

Si përgjigje, Salianji akuzoi numrin dy të demokratëve se ka shkatërruar strukturat e PD-së dhe duhet të marrë përgjegjësi e të japë dorëheqjen.

Jep dorëheqjen Flamur, e pafalshme gabimi me Avokatin e Popullit dhe shkatërrimi i partisë, dil tako demokratët nëse i takon dot”, mësohet të këtë thënë Salianji.

“Sot mendova se e kishim mbledhjen për të rrezuar Ramën, e paskeni me ne”, vijoi më tej ish-deputeti demokrat.

Burimet bëjnë të ditur se përgjigja për Salianjin ka qenë për ta bërë analizën brenda strukturave të partisë dhe “të mos dalë anash”.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, ku nuk kanë munguar as tonet e larta, Noka është mbështetur edhe nga dy deputetët Elda Hoti dhe Blendi Himçi, të cilët i kanë kujtuar Salianjit se u ka kërkuar që të mbështesin me firma Endrit Shabanin.

Gjatë pjesës së hapur të mbledhjes së Kryesisë, Berisha foli pa emra edhe për zjarrfikës të protestave të opozitës.

Duhet të flasin qytetarët me protestën e tyre. Sa janë ata që duan të flasin me protestën e tyre? 1 mijë? Ne në krye. 2 mijë? Ne në krye. 300? Ne aty. Por rrugë tjetër nuk ka. Të gjitha rrugët e tjera janë rrugë zjarrfikësish. Duhet t’i shohim gjërat siç është. Ne nuk bëhemi kurrë zjarrfikës”, deklaroi Berisha.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta