Kush është 49-vjeçari që dhunoi me çekiç të riun në Fresk, porosinë e dhanë personazhët e njohur të TikTok

13/12/2025 10:15

Tashmë është publikuar fotoja e autorit të dyshuar të dhunimit të një të riu në kryeqytet pak ditë më parë.

Ai që shihni më lart është 49-vjeçari Helidon Marku, i cili dhunoi me çekiç 26-vjeçarin tek rreth-rrotullimi i Freskut, më 6 dhjetor.

Marku është arrestuar nga policia, teksa porosit nga dy personazhët e njohur të TikTok, 36-vjeçari Gjoke Ndrevataj ose siç njihet ndryshe Aron, dhe 30-vjeçari Xhemal Uka ose siç njihet ndryshe Fire.

Dyshohet se dy personat e njohur të TikTok kanë dhënë porosinë për të dhunuar të riun, kjo dyshohet se ka ndodhur për shkak te komenteve të këtij të fundit gjatë live-t që kryenin në rrjetin social.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta