Katër persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia e Tiranës gjatë kontrolleve të zhvilluara nga autoritetet, në kuadër të një operacioni për kapjen e personave që i shmangeshin drejtësisë.

Mes të arrestuarve është një 33-vjeçar me inicialet J.P., banues në Tiranë, për të cilin ishte lëshuar urdhër ndalimi nga Prokuroria, nën akuzat për dhunë në familje dhe mbajtje e paligjshme e armëve dhe municionit.
Në pranga ka rënë edhe shtetasi A.K., 36 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 4 muaj burg për plagosje të rëndë me dashje, si dhe me 10 muaj burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit. Po ashtu, ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për veprën e përndjekjes.
Një tjetër i arrestuar është shtetasi A.H., 42 vjeç, i dënuar me 3 muaj burg për vjedhje.
Gjithashtu, u arrestua G.H., 41 vjeç, i dënuar me 5 vite burg për dhënien e ndihmës në kalimin e paligjshëm të kufirit. Atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 11 muaj e 21 ditë nga dënimi i dhënë nga gjykata.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta