Kishte fshehur një shtetase të huaj në rimorkio, procedohet 41-vjeçari turk
Kryetar i Grupit Poloni-Shqipëri në parlamentin polak, Bartosh Romoviç, foli nga Pogradeci rreth sigurisë së turistëve në vend.
Ai tha se një vend i sigurt për shqiptarët, është një vend i sigurt për turistët polakë, që në vend janë në një numër të konsiderueshëm.
“Siç e dimë mirë Shqipëria është në rrugën drejt integrimit të BE-së. Jame duke u diskutuar fazat e mëtejshme të negociatave. Polonia nuk ka shumë kohë që ka kaluar të njëjtin proces dhe kur bie rasti e flasim me parlamentarë shqiptarë biseda ka gjithmonë të njëjtën përmbajtje edhe pse deputetët shqiptarë na pyesin se çfarë rruge duhet të ndjekë Shqipëria, rrugë e cila do jetë më e shpejtë, më efikase dhe nuk duhet të përsërisë gabimet e atyre që kanë përshkruar të njëjtën rrugë më përpara. Mos të harrojmë se nga turistët që vizitojnë Shqipërinë një grup shumë i madh përbëhet nga polakët dhe statistikat tregojnë se grupi vijon gjithmonë duke u rritur. Prandaj mendoj që aq më tepër janë të vlefshme bisedat dypalëshe shqiptaro- polake sepse siguria e shqiptarëve dhe siguria e Shqipërisë nënkupton edhe sigurinë e turistëve polakë që vizitojnë Shqipërinë.
Mendoj që një BE e fortë është një garanci për sigurinë në botë. Polonia me popullsinë e saj prej 38 milion banorësh është prej elementëve të rëndësishëm të këtij organizmi politik. Atje ku është perspektiva që BE- ja të zgjerohet atje Polonia duhet të jetë e pranishme. Mendoj që vetë shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se cilat janë ato pritshmëri që duhet të përmbushin në mënyrë që të afrohen me qytetarët e BE-së. Kurse ne nga ana jonë mund t’ju ofrojmë pra dijet tona si mund ta bëni këtë gjë.
Unë mund t’ju them diçka nga pikëvështrimi im pasi unë jam banor i një vendi që ndodhet 7 km larg kufirit me Ukrainën. Përpara se te bëhesha deputet i Parlamentit të Polonisë për 7 vite kam shërbyer si Kryetar Bashkie i një prej qytezave të vogla por që gjendet në kufirin polako- ukrainas. Dua të shpreh këtu pikëpamjet e të gjithë polakeve pavarësisht se ku banojnë dhe cilat janë bindjet e tyre politike. Ne e themi hapur , ishte Rusia ajo që e sulmoi Ukrainën. Polonia e thotë hapur një gjë të tillë që prej fillimit të konfliktit dhe përpiqet ti ofrojë Ukrainës mbështetjen dhe ndihmën e vetë brenda mundësive. Nuk duhet te bëjmë lëshime lidhur me faktin qe këtij konflikti i duhet dhënë fund, por ti jepet fund pa e dëmtuar popullatën ukrainase . Aq më pak duhet të tregojmë që kemi një qëndrim që priret kah lëshimi, sepse lëshimet që ne bëjmë sot janë nxitje për diktatorët e sotëm por edhe të nesërm. Mendoj që mbështetja ndaj Ukrainës është e nevojshme dhe jo vetëm mbështetja që jep Polonia apo BE-ja dhe SHBA por mbështetja e gjithë botës. Mendoj që kjo është në interesin e të gjithëve përfshirë edhe shtetin shqiptar”, tha Bartosh Romoviç.
Top Channel