“Më përkufizoni termin ‘republikë e prokurorëve'”, Braho i përgjigjet anëtarit të KLP: Nuk më shkon dhe nuk e njoh këtë term

11/12/2025 14:42

Po shkon drejt fundit intervistimi i kandidatëve që garojnë për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçmen Antikorrupsion, ku i fundit po flet Klodjan Braho, i cili paraqiti platformën e tij dhe evidentoi hetimet më të rëndësishme që ka bërë në karrierën e tij.

Ai u është përgjigjur edhe pyetjeve të anëtarëve të KLP, në prezencë të ndërkombëtarëve.

Pjesë nga pyetjet:

Cilin tipar vlerësoni te secili prej drejtuesve të mëparshëm, dhe cilin tipar tuajin do vendosni nëse do jeni drejtues i SPAK?

Braho: Do merrja tiparet më të mira të të dyve, proaktivitetit dhe qetësisë. Proaktivitet, vendosmëri dhe standard do vendosja si tipare të miat.

Çështja e madhe që keni hetuar?

Braho: Nuk dua t’i përmend me emra, por disa cështje të zyrtarë të lartë

Keni pasur presione dhe si e keni përballuar nëse po?

Braho: Edhe kemi ndjerë presione, herë direkt herë indirekt herë publik herë jo publik… kur nuk kemi pasur mbrojtje, siç janë sot prokurorët e rretheve, ka një rregull që zbatohet, cdo çështje e vështirë ka një zgjidhje shumë të thjeshtë… do të zbatosh ligjin.

Mund të më përkufizoni termin republikë e prokurorëve?

Braho: Nuk më shkon dhe nuk e njoh këtë term. Unë nuk vlerësoj se ka republikë prokurorësh në Shqipëri. Prokurorë kanë detyrë të zbarojnë atë që thotë kodi i Procedurës Penale, dhe i gjykon Gjykata nëse ka bërë mirë apo gabim

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta