Kishte fshehur një shtetase të huaj në rimorkio, procedohet 41-vjeçari turk

11/12/2025 14:43

Procedohet penalisht një 41-vjeçar turk n pikën kufitare të Qafë Thanës për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale S.A., kishte fshehur në rimorkio një shtetase të huaj.

Procedohet S. A., 41 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë procesit të skanimit të kamionit që ky shtetas drejtonte, u gjet e fshehur në rimorkio, një shtetase e huaj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta